Performanca e ministrave të qeverisë, shqiptarët vlerësojnë më shumë Ogerta Manastirliun
Nga 16 anëtarët e kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste, shqiptarët ndihen të kënaqur më së shumti nga performanca e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Këtë tregues e zbuloi sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Të pyetur se “sa e kënaqshme është performanca e ministrive dhe ministrave duke u fokusuar në performancën e qeverisë në këto katër vite” shumica (49.8%) janë përgjigjur “kënaqshëm” vetëm për Manastirliun – 48.5% e pakënaqshme, 1.7% nuk u përgjigjën.
Për të gjithë ministrat e tjerë mbizotëron në vlerë më të lartë përqindja “e pakënaqshme”.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, pavarësisht se është ndër më të pranishmit në media me projektet e rindërtimit, rezulton gjithashtu me pakënaqësi të lartë (46.1%).
Metodologjia
Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1,600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.
Nga të intervistuarit, diçka më shumë se gjysma ishin femra (51%).
Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)