“Beleri çështje e drejtësisë”- Rama: Greqia mundet ta bllokojnë integrimin
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku foli dhe në lidhje me çështjen Beleri dhe kërcënimet e qeverisë greke se do të bllokojë proceset integruese në BE.
Rama theksoi se çështja Beleri është në duart e drejtësisë dhe qeveria nuk ka asnjë lidhje.
Kreu i qeverisë shtoi se çështja e kryebashkiakut të Himarës nuk duhet të lidhet me integrimin, madje shtoi se dhe në aspektin bilateral mes Shqipërisë dhe Greqisë është minore në raport me çështjet e rëndësishme.
“Bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrancë për blerje votash, është në një proces gjyësor në GJKKO. Është në pamundësi të bërjes së betimit sepse ligji ynë është shumë i qartë se në çkushte bëhet betimi dhe qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria ishte mësuar ta luante atë rol që ishte mësuar të luaj gjithmonë sidomos kur ia kërkonin të huajt. Kjo nuk ndodh më as për të brendshmit as për të jashtmit, kjo është e prerë ne nuk ndërhyjmë për asnjë arsye dhe asnjë formë në punë e institucioneve të drejtësisë dhe aq më pak të institucioneve të reja. Janë produkte të një përpjekje që e kemi udhëhequr ne, realizuar ne. Reformën në drejtësi në letër e kemi realizuar ne ndërsa në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet t’i mbështesim duke mos u përzier në punën e tyre. A mundet Greqia të bllokojë? Edhe mundet. Po pastaj. Nëse kjo do të ndodhë do të dëgjoni komentin tim. Do të ishte shumë joserioze që Shqipëria që njihet botërisht sot si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm, të kthyer nga një vend që nuk mungon në toplistat e destinacioneve të preferueshme, të bllokohet për një çështje që nuk është fare çështje e BE-së apo integrimit. Është një çështje që edhe në aspektin bilateral është minore në raport me çështjet e rëndësishëm”, tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta