Dorëzoi babanë e tij te rusët, Ukraina arreston zyrtarin “kolaboracionist”

24 Nëntor 2023 | 16:33

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës tha se ka arrestuar një zyrtar lokal që ka bashkëpunuar me forcat ruse të cilëve u ka dorëzuar babanë e tij “për t’u torturuar”.

Kievi është duke përndjekur mijëra zyrtarë ukrainas dhe shërbyes civilë në lindje dhe jug të shtetit, të cilët tha se kanë mirëpritur dhe kanë punuar me Rusinë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shërbimi i sigurimit të Ukrainës (SBU) tha më 24 nëntor se ka arrestuar një ish-zyrtar lokal, të paidentifikuar, nga rajonin jugor i Hersonit, që tha se ishte “një prej zyrtarëve të lartë që u ofroi ndihmë pushtuesve në luftën e tyre kundër Ukrainës”.

SBU tha se zyrtari u ka dhënë trupave ruse emra dhe adresa të disa anëtarëve të grupeve lokale të rezistencës, përfshirë emrin e babait të tij.

“Babai i tij, një patriot, u dërgua në një qendër ruse të torturës, dhe ishte subjekt i formave të ndryshme të torturës në tentim që ta bindnin që të bashkëpunonte me rusët”, tha SBU-ja.

SBU tha se ish-zyrtari lokal përballet me burgim të përjetshëm nëse gjendet fajtor për akuzat për tradhti të lartë dhe bashkëpunim.

Ukraina ka hapur mbi 6.600 raste penale “kundër individëve për bashkëpunim dhe për krime të tjera të lidhura me luftën në Ukrainë”, që kur ka nisur lufta, thanë javën e kaluar Kombet e Bashkuara./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026