Përplasja kryeministër-president, Bushati: Meta ka dikë përballë që përdor shtetin për fushatë
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e shtetit Ilir Meta se po bën fushatë elektorale natën nëpër qytete të Shqipërisë.
Analisti Andi Bushati thotë në emisionin “Shock” në Euronews Albania se ai e rendit veten tek ata persona, të cilat mendojnë se Meta po bën fushatë.
Kjo sjellje sipas tij do ishte e rëndë në kushtet normale, por për Bushatin sjelljet e Metës “justifikohen” kur përballë ka një kryeministër që përdor shtetin për fushatë.
“Rama po e sulmon në diçka që në aparencë duket normale. Presidenti i Republikës, kreu i shtetit, simboli i unitetit në një republikë si e jona nuk mund të bëjë fushatë elektorale. Meta nuk po e pranon, por unë hyj tek ata persona, që mendojnë se Meta po bën fushatë elektorale jo vetëm në këto dy muaj, por ka një vit e ca në fushatë.Tani problemi është se në kushtet normale do ishte shkelje e Kushtetutës, shkelje etikës presideciale, shkelje e rregullave të lojës, por çfarë loje po flasim? Ilir Meta ka dikë përballë që përdor shtetin dhe shpërndan tapi për fushatë. U thotë policëve hiqni kapelen dhe shkoni bëni fushatë për PS-në. Rama në akuzat me Metën, i ngjan hajdutit që bërtet “kapni hajdutin”, tha ai.
Ndiqni emisionin e plotë:
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona