Rama: Ambicia jonë për 4 vitet e ardhshme, rritja e pagës minimale

23 Shkurt 2021 | 10:07

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus” përmendi rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë dhe theksoi se qeveria që ai drejton ka ambicien që ta rrisë më shumë në vitet e ardhshme.

“Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim vizionin tonë ‘Shqipëria 2030′”, u shpreh Rama. 

Ai theksoi se do të dyfishojë edhe ndihmën ekonomike përtej situatës së pandemisë.

Rama foli edhe për situatën ekonomike në vend, ku deklaroi se aktualisht 91% e bizneseve paguajnë zero tatim-fitimi dhe zero TVSH. 

“Vetëm 9% e tyre flas për biznesin e madh paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 91% janë 111 mijë biznese, me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim-fitimi.  Çdo person dhe çdo subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 114 mijë euro është një subjekt pa taksa”, u shpreh kreu i qeverisë. 

Rama nënvizoi se “zerimi i taksës me biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën tonë drejt të ardhmes dhe përbën një nga pikat me domethënëse të ndryshimit të madh në qasje, në veprim dhe në rezultat me palën tjetër” (opozitën).  

Sipas tij, PD premton për taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit.

Lexoni gjithashtu:

Rama: Së shpejti nis vaksinimi masiv, në javën e dytë të marsit përfundon injektimi i bluzave të bardha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026