Juglindja mbulohet nga dëbora, qarkullimi në rrugët rurale me zinxhirë

26 Nëntor 2023 | 09:11

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Më të dendura këto reshje kanë qenë në lartësitë mbi 900 metra.

Ditën e sotme nuk paraqiten probleme në akset rrugore nacionale, përfshi dhe atë të pikës kufitare të Goricës. Në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme por autoritetet këshillojë drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore ndërkohë që ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.

Në rrugët e fshatrave të të gjithë zonave malore në lartësitë mbi 1000 metra kalimi këshillohet me zinxhirë, kjo edhe për shkak të prezencës së akullit pasi temperaturat në këto zona variojnë nga – 5 në – 9 gradë celsius.

Me probleme për shkak të trashësisë së dëborës paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Vithkuq, në veçanti në majë të Mashkullores aty ku dhe trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm.

Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.

Kalimi me zinxhirë bëhet në të gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç bëhet dhe në fshatrat e njësive administrative malore të Pogradecit, Dardhas, Velçan, Proptisht e Trebinjë.

Probleme me energjinë elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur vetëm në fshatrat të njësisë administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës ndërkohë që në fshatrat e tjerë të juglindjes ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë.

Me probleme gjatë orëve të fundit paraqitet situata në fshatrat e njësive administrative Çerrave dhe Dardhas në bashkinë e Pogradecit.  Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca përfshi dhe ato mjekësore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026