Champions League, Atletico-Chelsea dhe Lazio-Bayern duelet e radhës në fazën e 1/8-ve

23 Shkurt 2021 | 12:54

Pas katër ndeshjeve të para nga faza e 1/8-ve të UEFA Champions League, sot luhen dy nga katër përballjet e tjera.

Atletico Madrid pret në shtëpi Chelsea-in, ndërsa Lazio, kampionët në fuqi, Bayernin e Munich.

Në Madrid, Sergio Simeone pret Blutë e Londrës, të cilët nën drejtimin e Thomas Tuchel kanë marrë një formë pozitive me 8 ndeshje pa humbje, prej të cilave 5 pa pësuar gola.

Atletico kryeson kampionatin Spnajoll dhe këtë sezon ka pasur një ecuri fantastike, mirëpo në katër javët e fundit skuadra ka vuajtur luhatje në rendiment dhe rezultate. Në fundjavë Atletico u mposht 2-0 në shtëpi nga Levante.

Pesë lojtarë janë në mungesë për Atleticon. Vrsaljko, Carrasco dhe Gimenez janë të lënduar. Herrera është i sëmurë ndërsa Trippier i pezulluar. Nga ana e Chelsea-it, ka probleme vetëm Thiago Silva.

Në Itali ndërkohë, Lazio pritet të ketë një përballje tejet të vështirë me Bayernin. Të kaltrit vijnë pas fitores 1-0 me Sampdorian në kampionat, ndërsa bavarezët pas humbjes 2-1 me Frankfurtin.

Skuadra e Simeone Inzaghit ka vetëm tre mungesa, Luiz Felipen, Radun dhe Strakoshën, të cilët janë të lënduar. Ndërkohë Hans-Dieter Flick ka të paktën 8 lojtarë me probleme. Costa, Gnabry, Kouassi, Nubel, Tillman dhe Tolisso kanë pësuar lëndime, ndërsa Muller dhe Pavard kanë qenë të sëmurë.

Sidoqoftë vëmendja kryesore do të jetë te dueli Lewandowski-Immobile, dy nga sulmuesit më rezultativ në Evropë.

Nga faza e 1/8-ve në UEFA Champions League janë luajtur ndeshjet e para Porto (2-1) Juventus, Sevilla (2-3) Dortmund, Barcelona (1-4) PSG, Leipzig (0-2) Liverpool.

Përveç dy përballjeve të sotme Atletico-Chelsea dhe Lazio-Bayern pritet të luhen edhe Atalanta-Real Madrid dhe Monchengladbach-Manchester City.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026