Anija e tyre u fundos në ishullin grek, zhduken 13 anëtarë të ekuipazhit

26 Nëntor 2023 | 16:11

Një anije mallrash është fundosur në ishullin grek, Lesbos, për shkak të stuhisë detare të dielën në mëngjes, duke bërë që 13 prej anëtarëve të ekuipazhit të saj të zhduken, ndërsa një tjetër u shpëtua, thanë autoritetet greke.

Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6.000 tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare.

Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, thanë autoritetet greke.

Një egjiptian u shpëtua, tha një zëdhënëse e rojës bregdetare për Associated Press.

Ajo tha se tetë anije komerciale, dy helikopterë dhe një fregatë e marinës greke janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Anijet e rojës bregdetare hasën në vështirësi për të arritur në zonën e incidentit, për shkak të ujërave të trazuara, theksoi ajo. Zëdhënësja foli në kushte anonime për shkak se nuk ishte e autorizuar të fliste për media për këtë rast.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026