“Berisha po përdor grupin e Bardhit”, Muça: Do shihet qëndrimi i atyre që…
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se ideja e Fatmir Mediut për një konferedatë të opozitës është e pakuptimtë duke ditur distancimin e madh mes Berishës dhe Bashës.
Teksa komentoi kuvendit e Rithemelimit që pritet të mbahet në 2 dhjetor, Muça tha se Gazment Bardhi po tregon se është ushtari më i betuar i Sali Berishës, ndërsa pritet të shihet cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të tjerë brenda grupit të Bardhit që mbështesin punën e SPAK.
“Ditën që Gaz Bardhi që para ditësh thoshte babi i Zenit, vrasës, ditën e që shkoi në kuvend dhe mbrojti Berishën për një kullë që përflitej, i ka vënë vulën se është ushtari më i betuar i Sali Berishës. Ka të tjerë te grupi i Bardhit për të cilët kam respekt, që bëjnë luftën në kuvend për të drejtat e opozitës dhe mbështesin punën e SPAK. Për këta jam kurioz si do shkojë vazhdimësia; do bëjnë një hap pas nga ajo tavolinë rrethore që po përdoret nga Sali Berisha, apo do shkojnë aty duke e ditur që po përdoren nga Berisha. Janë deputetë si Dash Sula, Korreshi, Gështenja, Nallbati etj”, tha Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deklaratat e Ramës për tensionet në Kuvend, Bardhi: Refuzoi apelin e ndërkombëtarëve
- Bardhi përshëndet qëndrimin e ndërkombëtarëve: Parlamenti të jetë funksional
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave