Bardhi përshëndet qëndrimin e ndërkombëtarëve: Parlamenti të jetë funksional

23 Nëntor 2023 | 15:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për shtyp pasi mbledhjes që zhvilloi me deputetët e PD-së dhe Sali Berishën.

Në fjalën e tij ai tha se mbështesin qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë në progres-raportin që Parlamenti duhet të jetë funksional.

Mes tjerash ai theksoi se Grupi Parlamentar i PD-së ka qenë i gatshëm, për të dialoguar me mazhorancën mbi çdo pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor.

“Ne mbështesim qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarëve që kërkojnë një parlament funksional, ku lejohet mbikëqyerja dhe kontrolli ndaj ekzekutivit. Funksionimi i parlamentit është motivi i vetëm për të cilën opozita në parlament është në një betejë për të fituar të drejtat e saj që nga data 5 tetor 2023. Grupi Parlamentar i PD-së që ditën ku ka depozituar kërkesat për Komision Hetimor ka qenë i gatshëm,  për të dialoguar me mazhorancën mbi çdp pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026