Malltezi kërkoi heqjen e sekuestros për pronat, shtyhet seanca në GJKKO

23 Nëntor 2023 | 13:43

GJKKO ka shtyrë seancën për kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen masës së sekuestros preventive për pronat.

Përmes një njoftimi zyrtar GJKKO bën me dije se gjyqtarja Jetmira Olldashi ka shtyrë për të premten, 24 nëntor, sencën për vlerësimin e akimit të Malltezit.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00”, thueht në njoftimin e GJKKO.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit.

Kujtojmë se SPAK kërkoi gajtë seancës këtë të enjte përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit.

Olldashi, është gjyqtarja e cila zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “Arresti me bug” në “Arrest shtëpie”.

Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Apeli i GJKKO caktoi ndaj Malltezit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i kalimit jashtë vendit” për Sali Berishën.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO bëhet me dije se me masën e re të sigurisë, Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për  “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026