Parapërgatitjet për koncertin e 28 Nëntorit, Bejleri: Do të jenë 500 artistë

26 Nëntor 2023 | 21:04

Genc Bejleri, drejtor në Ministrinë e Kulturës dhe Bledar Laço, regjisor dhe producent, ishin këtë të diel të ftuar në një lidhje direkte për “Review” në Euronews Albania kukanë ndarë më tepër detaje rreth organizimit të koncertit për 28 Nëntorin.

Sipas organizatorëve në këtë koncert që do të zhvillohet në sheshin skënderbej do të marripjesë rreth 500 artistë.

“Në këtë koncert do të marrin pjesë rreth 500 artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Duke thënë treva shqiptare nisur nga Kosova, Asambli i Këngëve dhe Valleve nga Maqedonia e veriut, një grup shqiptarësh nga Mali i zi, të cilët kanë qenë edhe në festivalin e Gjirokastrës, Asambli i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me përfaqësitë e të gjitha qarqeve të Shqipërisë që nga Tropoja në Gjirokastër.

Do jetë një koncert esencë e festivalit të Gjirokastrës”,-tha Genc Bejleri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026