Hamasi kërkon zgjatjen e armëpushimit me Izraelin

27 Nëntor 2023 | 08:18

Hamasi po kërkon të zgjasë armëpushimin me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, grupi tha se ishte gati tw shtynte armwpushimin, nëse bëheshin “përpjekje serioze” për të rritur numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga Izraeli.

Deri më tani, 117 të burgosur janë liruar nga Izraeli, ndërsa 40 pengje izraelite janë liruar në këmbim.

Marrëveshja aktuale duhet të parashikojë lirimin e 150 të burgosurve dhe 50 pengjeve deri në fund të ditës së sotme, por një ditë shtesë mund të shtohet për çdo 10 pengje shtesë të liruar, ka thënë Izraeli.

Një burim palestinez ka thënë se deri në 100 pengje përfundimisht mund të lirohen.

Joe Biden ka thënë se shpreson që armëpushimi të vazhdojë për sa kohë që pengjet janë liruar.

Katari dhe Egjipti po bëjnë presion që armëpushimi të zgjatet, por nuk është e qartë nëse kjo do të ndodhë.

Marrëveshja i mbijetoi një kërcënimi të mëparshëm kur krahu i armatosur i Hamasit tha të shtunën se po vononte lirimin e pengjeve derisa Izraeli të përmbushte të gjitha kushtet e armëpushimit, duke përfshirë angazhimin për të lejuar kamionët e ndihmës në Gazën veriore.

Diplomatët e Katarit janë tani në terren në Gaza për të mbikëqyrur hyrjen dhe dërgimin e ndihmës së vendit të tyre, tha Ministria e Jashtme e Katarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026