Shtyhet pakti i armëpushimit, Izraeli vazhdon sulmet tokësore dhe ajrore në Gaza
Pritja për lirimin e pengjeve vazhdon. Një zyrtar izraelit njoftoi se shkëmbimi i planifikuar i disa të burgosurve palestinezë me 50 pengje izraelite në Gaza është shtyrë për ditën e premte. Gjithashtu ekzistojnë dyshime nëse armëpushimi i premtuar në kuadër të marrëveshjes dypalëshe do të nisë.
Mbrëmjen e së mërkurës, kryeministri Benjamin Netanyahu, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të qeverisë së tij, u përpoq të garantonte opinionin publik se marrëveshja për pengjet ishte vendimi i duhur.
“Operacionet ushtarake për kthimin e pengjeve jo gjithmonë janë të mundura. Ne nuk po presim, por po përfitojmë nga çdo mundësi që krijohet për lirimin e pengjeve tona. Sepse kthimi i tyre është një mision i shenjtë. Ushtria dhe agjencitë e sigurisë e mbështesin akordin”,-tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.
Deri në zbatimin e marrëveshjes, Izraeli ka vijuar operacionet e tij tokësore dhe ajrore në Gaza, të shkaktuara nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, që vrau 1.200 persona. Netanyahu është zotuar se do të arrijë një “fitore absolute”.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaron se mbi 14 mijë persona, përfshirë mbi 5 mijë fëmijë, janë vrarë gjatë fushatës izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn