Vuçiç në alarm: Po na shantazhojnë për Kosovën

27 Nëntor 2023 | 09:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbinë e presin javë dhe muaj të vështirë, sepse sipas tij, qëllimi i bashkësisë së organizuar ndërkombëtare është të detyrojë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se çështjet kyçe në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE), nuk janë zgjedhjet në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – as votimi i komunitetit serb në zgjedhjet e Serbisë, as njohja e dokumenteve dhe targave të autotmjeteve, por vetëm njohja e Kosovës.

“Ne do të jemi nën shumë presion, ata do të përdorin dhe keqpërdorin situatën që Serbia ka diçka për të humbur, prandaj i vendosin shqiptarët nën sanksione që nuk janë aq serioze dhe në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse ne kemi diçka për të humbur”, ka deklaruar presidenti serb në një konferencë për shtyp të dielën në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do ta lë Kosovën të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Siç bën zakonish, Vuçiq foli për “gjëra të vështira” dhe “ditë, javë dhe muaj jo të lehtë” në vazhdim.

“Ata do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, tha Vuçiq para gazetarëve.

“Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “çështja kryesore” që po shtyhet nga ndërkombëtarët.

“E kam thënë 1000 herë që nuk do ta bëj, edhe në vendet më të vështira”, tha Vuçiq duke kujtuar se nje gje te tille e tha dhe përballë presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres italiane Georgia Meloni, presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është në interesin më të mirë të Serbisë që Aleksandër Vuçiq të jetë president dhe ai kryeministër.

“Është zgjidhja më e mirë për stabilitetin politik të Serbisë – jo për shkak të meje personalisht, por për shkak të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Daçiq, raporton mediumi serb Danas.

“Me udhëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe mua kryeministër, Serbia mund të bëjë shumë. Nëse populli dëshiron të jem kryeministër i një Serbie të fortë, të qëndrueshme dhe të sigurt, së bashku mund të bëjmë edhe më mirë dhe duhet të bëjmë edhe më shumë se kurrë”, tha Daçiq.

Kur është fjala për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore, ai theksoi se “kërcënimet për Kosovën” nuk kanë qenë kurrë më të hapura, derisa ka shtuar “nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”.

“Ne do të luftojmë që serbët të mos vuajnë më, është koha që populli ynë të jetë i mençur dhe të fitojë pa derdhur gjak”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026