Një kryeministër normal si Lulzim Basha? Bushati: Më mirë modeli anormal që serviri Albin Kurti në Kosovë
Lulzim Basha është rivali i Edi Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Por a i duhet Shqipërisë një kryeministër normal siç pretendon Basha? Kjo ishte tema që përplasi në diskutime analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në studion e ‘Shock’.
Për analistin Andi Bushati, pas qeverisjes së Ramës, që vendos për gjithçka, shqiptarët kanë nevojë jo për një kryeministër normal, si imazhi që do të shesë Basha, por për diçka më anormale.
Sipas tij, më i përshtatshëm përballë pushtetit aktual, do të ishte një model anormal si ai që serviri Albin Kurti në Kosovë.
“Ne përjetojmë një situatë anormale, duhet një anormalitet tjetër për të sjellë ekuilibrin. Këto bëhen vetëm pasi një regjim shembet. nuk e ka luksin kush vjen pas Ramës të sillet si normal.
Jam më pranë modelit anormal që serviri Albin Kurti në Kosovë për të bërë çkapjen e shtetit”, u shpreh analisti Bushati.
Ndërkohë, për analistin Baton Haxhiu ajo që e ka penalizuar para elektoratit kryedemokratin Basha është mungesa e qëndrueshmërisë në veprime dhe mendime.
“Kombinimi i Bashës me gjuhën e agresivitetiti, heshtja, presioni, kthimi te normalja e bëjnë të dyshuar. Sikur ta kishte këtë rrugë që në fillim, elektorati do mendonte ndryshe. Është vonë për të krijuar besimin tek qytetarët”, u shpreh analisti Bushati.
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell