Kikia: Publiciteti i tepërt kthehet bumerang, nuk ka nevojë që kryeministri të shoqërojë çdo kuti me vaksina

23 Shkurt 2021 | 20:55

Shqipëria ende nuk ka marrë një numër të konsiderueshëm të vaksinave kundër COVID-19, por rreth 46% e qytetarëve të pyetur në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB, thonë se nuk do ta bënin një vaksinë të tillë.

Gazetarja Fatjona Mejdini e sheh këtë më tepër si një prirje e të rinjve, nën ndikimin e teorive konspirative dhe e lidhur me faktin se ata kanë besimin se preken më lehtë ose nuk preken nga virusi.

Kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia e cilësoi si joserioz faktin që kryeministri Edi Rama pret në aeroportin e Rinasit çdo prurje të re vaksinash që vjen në vendin tonë.

Sipas tij, publicitet i tepërt, vjen një moment dhe shndërrohet në bumerang.

Zv. ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla u shpreh se ekspertët e sistemit shëndetësor kanë qëndrim të prerë pro vaksinës.

Z. Nikolla bëri me dije se deri tani kanë marrë dozën e parë të vaksinave 7 mijë bluza të bardha dhe 900 të tjerë kanë marrë dozën e dytë.

Sipas tij, në vendin tonë pritet të vijnë 1,2 milionë vaksina nga COVAX duke nisur nga marsi, ndërkohë që është gati një kontratë për 360 mijë doza nga Astrazeneca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021