Putin nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë, rrit shpenzimet për ushtrinë

27 Nëntor 2023 | 20:41

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vitet e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të rriten për 25 për qind.

Raportohet se një pjesë rekorde e buxhetit do të ndahet për mbrojtjen, teksa ushtria ruse po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë.

Buxheti parasheh shpenzime në vitin 2024 në vlerë 415 miliardë dollarë, me një deficit që pritet të jetë 9.5 miliardë dollarë.

Pasi buxheti u miratua nga dhoma e ulët e Parlamentit, kryeparlamentari Vyacheslav Volodin tha se buxheti u përpilua veçanërisht për ta financuar ushtrinë dhe për ta zvogëluar ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që u vendosën kundër Rusisë pasi ajo i dërgoi trupat për ta nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Ulja e rekorde e shkallës së papunësisë, pagat e larta dhe shpenzimet sociale duhet ta ndihmojnë Kremlinin ta mposhtë ndikimin e brendshëm të përqendrimit të ekonomisë kah ushtria, kjo por mund të shkaktojë telashe në periudhën afatgjate, thonë analistët.

Një pjesë e buxhetit rus është e fshehtë, pasi Kremlini përpiqet t’i mbajë të fshehta planet ushtarake dhe t’i shmangë kritikat për luftën në Ukrainë.

Por, sipas gazetarëve të pavarur të biznesit, Farida Rustamova dhe Maksim Tovkaylo, rreth 39 për qind e të gjitha shpenzimeve federale do të shkojnë për mbrojtjen

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026