Infektimi i fëmijëve me COVID, mjekia Kraja shprehet se situata nuk është alarmante
Në javët e fundit është vënë re një tendencë në një ulje e moshës të së infektuarve, ku nuk kanë munguar dhe fëmijët.
Mjekia pediatre Ilsa Kraja, tha se te fëmijët simptomat e COVID-19 janë njësoj si ato të një viroze të stinës, ndër to temperatura, kolla, dhimbja e fytit, diarre, të vjella, ndonjë puçërr të trup apo sekrecione hundësh.
Mjekia sqaroi se rastet kur një fëmijë me COVID-19, ka komplikacione janë shumë të rralla dhe situata nuk është alarmante.
Këshilla e Krajës dhe apeli për prindërit ishte konsultimi i menjëhershëm me mjekun pediatër.
Deri në 6 muajsh fëmijës mund t’i jepet paracetamol për ulje të temperaturës dhe më pas edhe kombinimi me ibubrofenin është i pranueshëm si fazë e parë e mjekimit.
Sipas Krajës kjo rritje e numrit të fëmijëve të infektuar ka sjellë dhe frikën te prindërit.
“Gjatë kësaj periudhe kemi pasur goxha raste të fëmijëve të sëmurë por në ndryshim nga adultët, sigurisht te fëmijët është pak e vështirë që të diferencohet nëse kemi të bëjmë me infeksion nga COVID-19, qoftë kjo me shtamet që u reflektuan në fillim apo shtamet e reja aktuale, në krahasim me virozat e zakonshme të stinës,” – u shpreh mjekia pediatre.
Lexoni gjithashtu:
‘Më falni se ju lodha’, mjekja tregon momentet e fundit të 17-vjeçarit që humbi jetën nga COVID-19
Shifrat mbeten të larta, 15 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta