Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera, thotë Izraeli

28 Nëntor 2023 | 21:09

Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite të martën mbrëma.

Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael.

“Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, tha ajo në një komunikatë.

Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transportuan 12 pengje në Egjipt dhe se ata ishin rrugës për në Izrael.

Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për ta vazhduar armëpushimin deri të mërkurën, duke i rritur shpresat për këmbime të tjera të pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, si dhe për një ndërprerje më të gjatë të luftës më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael

SHBA-të kanë forcuar flotën e tyre të avionëve të furnizimit me karburant në Izrael, si pjesë e rregullimeve të pozicionit të forcave të tyre në...
13:43 | 18/07/2026