Kapen ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 10 mije euro, 6 të arrestuar
6 shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si të dyshuar të përfshirë në një organizatë kriminale.
Mediat e huaja bëjnë me dije arrestimet u kryen në një pronë të vendosur në një zonë të izoluar të qytetit të Comares në Malaga.
Në shtëpinë e të dyshuarve, hetuesit sekuestruan 1 pistoletë, cila rezultoi e simuluese, 10.000 euro cash, mjete për të kryer grabitje, një çantë reagentësh për të kontrolluar nëse një material është prej ari, bizhuteri, një koleksion monedhash dhe pullash, veshje të përfshira në vepra penale, dy automjete, dokumentacion dhe qese me marijuanë.
Për bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë njohur nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat vijojnë hetimet për origjinën e tyre.
Hetimi mbetet i hapur, ndërsa agjentët nuk përjashtojnë mundësinë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës