Arrihet marrëveshja, Hamasi pranon zgjatjen e armëpushimit në Gaza
Vetëm pak minuta para përfundimit të armëpushimit, Hamasi ka rënë dakord ta zgjasë atë, pak çaste pas një deklarate ku edhe Izraeli ishte dakord për diçka të tillë.
Sipas mediave të huaja, ndërmjetësi që ishte Katari tha se të dyja palët kanë rënë dakord për një ditë tjetër të marrëveshjes së përkohshme.
Negociatat për zgjatjen e armëpushimit për herë të dytë u realizuan në një klimë mosmarrëveshjesh mbi pengjet që do të liroheshin nga Hamasi.
“Armëpushimi i përkohshëm po zgjatej sipas të njëjtave kushte të zgjatjes së parë”, tha Ministria e Jashtme e Katarit.
Kjo marrëveshje bëri që Hamasi të lironte 10 pengje izraelite në ditë në këmbim të 30 të burgosurve palestinezë dhe Izraeli lejoi më shumë ndihmë në Gaza.
Zgjatja do t’i lejojë negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve e të burgosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha