Ministri izraelit në Shkup: Bota të bashkohet që ta çlirojmë Gazën nga Hamasi
Ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen, ka mbajtur fjalën e tij në samitin e OSBE-së i cili po zhvillohet këtë të enjte në Shkup të Maqedonisë.
Ai tha se bota duhet të bashkohet për të çliruar Gazën nga Hamasi, pasi sipas tij është piëkrisht ky grup terrorist shkaktari i masakrës që nisi në 7-tetor dhe luftës që e pasoi atë.
“Ne kemi ardhur këtu nga Izraeli. 7 tetori ishte ditë tragjike për shtetin e Izraelit. Ne aktualisht po shohim se i njëjti vend i cili po lufton dhe e mbron Ukrainën, po e bënë të njëjtën ndaj Izraelit, në këtë moment.
Është vetëm një përgjegjës për masakrën e 7 tetorit, pengjet, lufta që filloi, dhe vuajtjet e njerëzve të Gazës, dhe ai është “Hamas-Isis”. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri sa t’i sjellim në shtëpi të gjithë pengjet tona dhe derisa të eliminojmë Hamasin.
Bota duhet të bashkohet për ta çliruar Gazën nga “Hamas-Isis”, në mënyrë që të sigurohet që krime të tilla mos të ndodhin askund në botë”.
Në pyetjen e gazetarëve se sa jeni larg ose afër paqes, ai tha:
“Jemi të vendosur për të vazhduar deri në luftimin përfundimtar të organizatës terroriste dhe do ta bëjmë këtë deri sa të lirohen të gjitha pengjet, pasi ta rrëzojmë do ta luftojmë”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë