Atentat me silenciator, ekzekutohet në Tiranë 66-vjeçari
Një 66-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spital pasi u gjet i plagosur në krah të bulevardit Bajram Curri në Tiranë.
Viktima, i identifikuar si Behar Sofia, u gjet rreth orës 9:00 i shtrirë në trotuarin përballë Piramidës, i plagosur me dy plumba arme zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital, mirëpo nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë përpara futjes në sallën e operacionit.
Policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërkohë që nga kalimtarët e rastit thuhet se nuk është dëgjuar asnjë zhurmë, çka ka ngritur dyshimet për përdorimin e armëve me “silenciatorë”.
Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës rezidenciale ku banonte dhe kamerat publike të kryqëzimit të bulevardit Bajram Curri me bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sofia rezulton i skeduar më parë për trafik ndërkombëtar droge. Në vitin 1998 është arrestuar së bashku me persona të tjerë për llogari të autoriteteve turke,i akuzuar në trafik ndërkombëtar drogërash të forta, kryesisht heroine.
Ai dyshohet se është mbajtur në mbikëqyrje pasi në afërsi të vend-ngjarjes, në qendrën tregtare ETC, ka pasur edhe banesën.
Në të shkuarën ndaj tij ka pasur edhe atentate me eksplozivë bisneseve që ai dispononte. Ndërkaq bëhet me dije se viktima ka pasur tre identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se 66 -vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur ka ndodhur atentati, të paktën kështu bëhet me dije nga dyshimet paraprake të Policisë.
Ndërkohë që në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe ekspertë të kriminalistikës.
Merin Maçi bën me dije se në Drejtorinë Vendore Tiranë ka mbërritur dhe kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj së bashku me drejtorin e krimeve të rënda, Arben Dashin, ku po zhvillojnë dhe një takim me drejtuesit e këtij institucioni.
Sipas burimeve në takim po diskutohet edhe për ngjarjen e sotme të ekzekutimit të Behar Sofias.
Ndërkohë nga ana e bluve të kryeqytetit janë kryer disa shoqërime teksa në pyetje janë marrë dhe familjarët e viktimës.

Lexoni gjithashtu:
Bylykbashi nuk konsideron rivalë Topallin dhe Patozin, tregon arsyen pse opozita doli me dy lista
Masat kundër COVID-19, ashpërsim në Francë, lehtësim në Danimarkë e Zvicër
Piktura sekrete e Van Gogh e krijuar në 1887, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)