Dinamika e vrasjes/U zunë për kanalin e ujërave të zeza, e qëlloi në derën e banesës

30 Nëntor 2023 | 17:45

Maliq Marku ka qëlluar me armë Shefqet Hasën këtë të enjte në Laknas. Ngjarja e cila përfundoi në tragjedi, me vdekjen e Hasës, erdhi pas një konflikti për kanalin e ujërave të zeza.

Autori i vrasjes kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte kërkuar që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Viktima, së bashku me disa banorë të tjerë të zonës e kanë kundërshtuar e për pasojë, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës, ku ka pasur dhe një të plagosur, Besim Keça, 23 vjeç.

Marku e ka qëlluar 4 herë Hasën në derën e shtëpisë së tij dhe 2 herë Keçën.

Në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026