Deputeti i PS: Historia e statujave që po përplas Greqinë me Anglinë
Një incident diplomatik është verifikuar mes qeverisë britanike dhe asaj greke për shkak të skulpturave të Partenonit, që aktualisht ndodhen në Muzeun Britanik.
Kryeministri grek Qirjakos Mitsotakis do të takohej me homologun Rishi Sunak në Londër, por Doëning Street e anuloi takimin në minutën e fundit.
Deputeti i PS Lavdrim Krashi tha në emisionin Now në Euronews Albania çështja e skulpturave mes Greqisë dhe Britanisë ka një analogji me përkrenaren e Skënderbeut që origjinali mbahet në Vjenë.
“Është legjitime e Greqisë që të kërkojë diçka që i përket, as muzeu britanik nuk e mohon. Arsyeja e anulimit të takimit nga kryeministri britanik ishte diçka për të cilën nuk ishte rënë dakord, takimet bëhen me protokoll dhe kjo nuk ishte një nga pikat e takimit. Micotaqis tha në BBC se do ishte një nga pikat kryesore të takimit. Dikush thotë janë vjedhur, por ato janë çuar në Londër, kanë kushtuar diçka, qeveria britanike nuk ka qenë e interesuar për t’i marrë fillimisht se ato kanë qenë të shkatërruara plotësisht dhe në atë kohë nga qeveria britanike është pretenduar si është bërë një nder njerëzimit”, tha deputeti i PS.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta