Apeli lë në fuqi vendimin për kufizimin e Trump për deklaratat publike
Një gjykatë apeli në shtetin e Nju Jorkut la të enjten në fuqi një urdhër që e ndalon ish-Presidentin Donald Trump dhe avokatët e tij që të bëjnë deklarata publike për punonjësit e gjykatës në një çështje civile ku ai akuzohet për mashtrime financiare, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Më 3 tetor, gjykatësi Arthur Engoron vendosi kufizimin e deklaratave publike nga ish-presidenti pasi zoti Trump akuzoi një pjesëtarë të ekipit të gjykatësit Engoron për njëanshmëri politike përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”. Gjykatësi Engoron tha se akuzat në rrjetin social nxitën qindra kërcënime ndaj gjykatës nga mbështetësit e zotit Trump. Më 16 nëntor një gjyqtar i gjykatës së apelit e pezulloi përkohësisht urdhrin.
Zoti Donalt Trump, kandidati kryesor republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, akuzohet për fryrjen e vlerës së pasurive të tij me miliarda dollarë për të siguruar kredi të leverdishme bankare. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut ka ngritur padi ndaj tij për mashtrime financiare.
Ish-Presidenti Trump i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa e ka akuzuar për njëanshmëri politike Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, e zgjedhur në post si kandidate demokrate.
Urdhëri për kufizimin e deklaratave publike u pezullua përkohësisht ndërsa avokatët e zotit Trump e apeluan vendimin me argumentet se shkelte të drejtën e tij të shprehjes që mbrohet nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara.
Gjykatësi Engoron tha se gjykata kishte marrë qindra telefonata dhe letra kërcënuese pas akuzave të zotit Trump në rrjetin social.
Ai e ka gjobitur zotin Trump 15000 dollarë për dy shkelje të vendimit për kufizimin e komenteve dhe e ka paralajmëruar atë se shkelje të tjera do të rezultonin në dënime më të rrepta, përfshirë burgimin. Vendimi për kufizimin e komenteve ka të bëjë vetëm me ekipin e gjykatësit Engoron.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta