Terapia post-COVID, qendra e SPA-së në Itali me ujëra termalë u vjen në ndihmë pacientëve që rikuperohen nga virusi

25 Shkurt 2021 | 13:25

Ata persona të cilët  kanë qenë në gjendje të rëndë por ja kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-19 pas shërimit nuk e kanë pasur aspak të lehtë të rimëkëmben.

Shumë prej tyre krahas ushqimit kanë pasur nevojë edhe për terapi shtesë.

Për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve një qendër SPA në Pisa të Italisë vendosi të bëjë të aksesueshme shërbimet e saj. 

Në kohën kur këto shërbime nuk mund të përdoren për çlodhje për shkak të kufizimeve kjo qendër ka menduar të vendosë në shërbim ujërat e saj termalë për të gjithë ata pacientë që kanë kaluar COVID- 19, por vijojnë të kenë problem me frymëmarrjen apo me lëvizjen.

“Ideja erdhi duke monitoruar pacientët që kalon COVID. Vumë re veçanërisht  se ata pacientë që erdhën  në qendrën rehabilituese  pas terapive u shprehën se kishin rezultate pozitive.  Ne jemi të vetëdijshëm se burimet e ujërave termalë janë thelbësor për rikuperimin e nyjeve dhe sistemit të frymëmarrjes, dhe historia na ka treguar gjatë shekujve që llixhat kanë pasur këtë funksion”, u shpreh, Eduardo Falzone.

Një qendër rehabilitimi fizioterapie ka qenë gjithmonë një pjesë e shërbimeve, por drejtuesit e saj e kuptuan që uji termal kishte cilësi që ishin ideale për të ndihmuar njerëzit që kishin ndikime anësore të Covid.

Uji termal filtrohet në maska respiratore, të cilat pacientët i përdorin për të praktikuar frymëmarrjen në një qendër të trajtimit të hidroterapisë CKA ndihmon në pastrimin e sistemit të frymëmarrjes.

Fizioterapistët dhe mjekët në SPA gjithashtu ofrojnë shërbime të tjera për pacientët Covid që shërohen, duke përfshirë masazh dhe ushtrime për të ndihmuar në rehabilitimin e lëvizjes.

Megjithëse zonat luksoze janë mbyllur për publikun për shkak të kufizimeve të Covid, qendra e rehabilitimit të fizioterapisë ka mbetur gjithmonë e hapur, madje edhe gjatë izolimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026