Paolo Maldini thyen heshtjen, rrëfen si e larguan nga Milani

1 Dhjetor 2023 | 15:28

Shkarkimi i Paolo Maldinit dhe Masarës, dy drejtuesve të Milanit 6 muaj më parë bëri jehonë në mediat evropiane. Asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur të fliste për ngjarjen, ndërsa tanimë është vetë qendërmbrojtësi legjendë i cili ka thyer heshtjen.

Në një intervistë për Repubblica ka rrefyer dashurinë për këtë ekip.

“Kërkova pak qetësi, por mos diskutoni dashurinë time për Milanin, qe s’do shuhet kurrë. Dinastia ime zgjat 36 vjet nga babai Cesare te fëmijët e mi. U them drejtuesve të rinj, sot komandoni ju dhe keni te drejtë të vendosni, por respektoni historinë e Milanit dhe personat. Klubit i mungon dashuria”.

Shkak për shkarkimin më tepër se rezultatet ishte marrëdhënia e krisur mes palëve.

“Më kerkuan nje plan biznesi për të synuar fitimin e Champions në 3 vjet dhe unë, Massara dhe një miku ynë konsulent ia pergatitëm dhe ia çova si Cardinales ashtu edhe Furlanit, 0 reagime nga ana e tyre.”

5 herë fituesi i Champions ka folur gjithashtu dhe për merkaton e bërë nga kuqezinjtë.

“Tonalin do kisha bërë të pamundurën të mos e shisja, jo se nuk shitet, por sepse s’kishim nevojë. Unë nuk vendosja asgjë, vetëm zgjidhja e këshilloja, firmën e merkatos e hidhte tjetër kush. Edhe në raste huazimesh. Më kontestuan De Ketelaere por ishte djalë i ri me presione. Te Milani dikur nuk donin as Leao, Bennacer dhe Theo Hernandez”.

Paolo Maldini aktualisht është pa detyrë, ndërsa shkarkimi i tij nga Milani bëri që të shpërthenin kritikat ndaj klubit kuqezi, ndërsa pasojat u bënë të dukshme menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026