Duke kujtuar Musine Kokalarin, një ekspozitë me fotografi të papublikuara të intelektuales disidente 

25 Shkurt 2021 | 18:50

Pasaporta dhe dëftesa e shkollës, dorëshkrime të librit të saj “Jeta ime universitare”, tema e diplomës në La Sapienza mbi Naim Frashërin, dorëshkrim i një studimi për Ali Pashë Tepelenën dhe disa dhjetëra këngë, legjenda të mbledhura ndër vite, janë disa prej dokumenteve që mbaheshin në Arkivin qendror të shtetit dhe dolën në dritë për herë të parë në një ekspozitë kushtuar Musine Kokalarit, disidentes politike dhe një prej grave të shquara shqiptare.

Persida Asllani është ndër ato studiuese që ka hedhur shumë dritë mbi jetën dhe veprën e Musine Kokalarit.

“Ajo bëri bashkë shumë studiues dhe institucione disa vite më parë në Bibliotekën Kombëtare. Kënaqësi dhe surprizë që këtë shkurt kur mendonim se nuk do të mund të kishte më asgjë të re për Musinenë, erdhën këto akte të konferencës që u mbajt në Tiranë. Një libër me shumë vlerë…dhe për mua më shumë rëndësi sepse ka qenë një nga projektet që kam pasur më shumë për zemër”, u shpreh studiuesja Persida Asllani

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i Arkivës Qendrore të Shtetit, Ardit Bido u shprehën së Musineja duhet të shërbejë si një model frymëzimi për të rinjtë.

“Mendoj që është një model që ka vlerën e saj për të gjithë forcën që ka treguar, me dëshirën për të qenë gjithmonë e para”, tha ministrja e Kulturës.

 “Duhet t’i shkojmë sa më afër qytetarit, sa më afër të rinjve në mënyrë që të munden që trashëgiminë tonë kombëtare dhe veçanërisht figura të tilla siç është Musineja, të kthejmë sytë pas për të parë të ardhmen”, tha Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë fundjavës në hapësirën e ekspozitave në Kalanë e Tiranës, ne kuadër të muajit të kujtesës.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026