Jeta e Musine Kokalarit| ‘Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim’

25 Shkurt 2021 | 18:56

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Kështu shkruante në mbrojtjen e saj përpara gjyqit, Musine Kokalari. Ishte 29 vjeçe kur gjyqi politik e dënoi me 20 vite burg për idetë e saj, duke parashikuar kështu atë që do të ndodhte më pas edhe me intelektualët e tjerë shqiptarë nën regjimin komunist.  

E shkolluar fillimisht në institutin “Nëna Mbretëneshë”, ajo përfundoi me rezultate të shkëlqyera në La Sapienza.

Musine Kokalari ishte shkrimtarja e parë grua në Shqipërinë patriarkale të kohës, dhe arriti të botonte 3 libra.

Si një intelektuale e shkolluar në perëndim, ajo nuk mund të rrinte mënjanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1943 së bashku me disa intelektualë të tjerë, krijoi partinë Social Demokrate. Pikërisht për këtë Musineja do të arrestohej dhe vuante 18 vite në burgun e Burrelit. Pas burgut u internua në Rrëshen, ku punoi në ndërmarrjen komunale dhe në ndërtim, deri sa u sëmur nga kanceri e ndërroi jetë pasi iu mohua kujdesi shëndetësor.  

“Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjnë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”, shkruante disidentja shqiptare.

U përcoll për në banesën e fundit vetëm nga dy punëtorë të bashkisë, më 13 gusht 1983.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026