Popullariteti i liderëve, Manjani: Rama është aktor, nuk mund ta krahasojmë me Bashën
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani vlerësimi për liderët është mentalitet i pastër komunist. Sipas tij, është i pavend krahasimi i Ramës me Bashën, pasi kryeministri tha ai, gjatë gjithë jetës së tij politike ka qenë aktor.
“Rama që kur ka hyrë në politikë, edhe kur të mos jetë në politkë do të jetë gjitjhmonë njeri i kuotuar, sepse ai është aktor. Në Shqipëri bën si Ismail Qemali, shkom në Evropë bën si Ataturku. Është aktor, i bën të gjitha, është në një rol permanent. Nuk duhet krahasuar me Lulzim Bashën, por me një aktor”, tha z. Manjani.
Nga ana tjetër sipas tij kjo nuk ka të bëjë fare me votat, pasi është vetëm analizë e një ekstrakti njerëzish të pyetur në një sekuencë të caktuar kohe.
Lexoni gjithashtu:
Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë