Erl Murati tregon faktorin që mund të rezultojë fatal për PD dhe LSI
Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës që mazhoranca qeverisëse bëri para zgjedhjeve parlamentare mund të rezultojnë fatale për opozitën thotë kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati.
Analisti tha se pikërisht këto ndryshime bënë të pamundur daljen në një koalicion të PD dhe LSI dhe kjo gjë në ndarjen e mandateve mund t’i dëmtojë pasi sistemi aktual favorizon partinë më të madhe.
Sipas Muratit në rast të një situate të tillë, atëherë përgjegjësia do të jetë e liderit të opozitës duke iu referuar djegies së mandateve por edhe mos reagimi të fortë ndaj këtyre ndryshimeve.
“Dalja me dy lista e PD dhe LSI është një zgjidhje e sforcuar për shkak të ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës. Ka një mundësi teorike që ndryshimi i Kushtetutës dhe Kodi Zgjedhor të rezultoi fatal për opozitën, por marr të mirëqenë të dy kampet të jenë me rezultat të përafërt me njëra-tjetrën, por për shkak të përkthimit të mandateve fiton PS. Fjala vjen nëse LSI merr 9 mijë vota në Qarkun e Elbasanit, këto janë vota të djegura, ndërsa po të ishin bashkë, me Kodin e vjetër, mund të përktheheshin në një mandat. Kjo mund të rezultoi fatale dhe nëse do të jetë kështu kjo është përgjegjësi direkte e z. Basha”, deklaroi kryeredaktori i GSH.al.
Ndërsa analistja Edlira Gjoni thotë se vëren se aleatët që PD ka afruar në koalicion nuk paraqesin vlerë të shtuar për opozitën, madje ai tha se liderët e tyre të pandryshuar mund të përcjellin një efekt negativ.
“Aleatët e PD nuk kanë ndryshuar asgjë dhe kam përshtypjen që ka një efekt negativ. Por PD nuk e ka luksin që të humbi qoftë dhe një votë”, tha ajo.
Këtë ide e mbështeti dhe Neritan Sejamini, i cili deklaroi se me llogari elektorale PD e ndihmojnë qoftë dhe 100 vota ndërsa kur vjen puna për frymë ndryshon situata.
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona