Tom dhe Jerry në jetën reale, dyshja fantastike pjesë e filmit që ndërthur aksionin dhe animacionin
Breza të tërë janë rritur me aventurat e dyshes fantastike Tomi dhe Jerry, një armiqësi e mbushur me lojëra dhe plot fantazi për fëmijët.
Tom dhe Jerry këtë herë rikthehen në ekran ndryshe, dalin nga bota e kartonëve për të dhuruar aventura mes miqve të tyre njerëz. Karikaturat klasike të maces dhe miut rikthehen në një version filmik që ndërthur animacionin dhe aksionin e drejtpërdrejtë.
Në shoqërinë e dyshes është aktorja Chloe Moretz dhe si një ekip kanë për detyrë të organizojnë një martesë madhështore në një hotel, por ka vetëm një problem: edhe Jerry qëndron në hotel, duke sjellë probleme të shumta. Pa harruar kurthet me armikun e tij të betuar Tomin.
Regjisori i filmit është Tim Story, i njohur për filmin e tij “Katër fantastikët”. Ai u rrit me karikaturat Tom & Jerry dhe dëshironte të krijonte një film që i pëlqen jo vetëm brezit të tij, por edhe fëmijëve të sotëm.
[
cite_header=Ju jeni thjesht duke menduar vazhdimisht se si t’i bëni homazhe të kaluarës por në të njëjtën kohë edhe duke kujtuar në vitin 2021 ju e dini tashmë se fëmijët sot kanë në duar objekte inteligjente dhe kurrë nuk mund të flasësh me ta. Unë vetëm doja të isha i sigurt se filmi do të japë kënaqësi për të gjithë brezat.
cite_author=Tim Story
cite_description=Regjisor
]
Aventurat e Tomi dhe Jerry në botën reale do të mund të shijohen në kinema duke nisur nga 26 shkurt. Prej vitit 1992 dyshja fantastike ka qenë prezent në jetën e të gjithë fëmijëve duke dhuruar argëtim e duke mbetur në kujtesën e të gjithëve.
Pavarësisht viteve dhe zhvillimit të teknologjisë të gjithë i njohin dy personazhet e animuar.
Lexoni gjithashtu:
Filmat fantastiko-shkencorë, një vështrim mbi prodhimet e reja në Netflix dhe futurizmin utopik
Jeta e Musine Kokalarit| ‘Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim’
Piktura sekrete e Van Gogh e krijuar në 1887, vepra shfaqet për herë të parë për publikun e gjerë
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona