Nis regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, rreziku nga gjuha serbe
Në Mal të Zi këtë të diel nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes disa herë të datës së parashikuar, pas kërkesës së partive opozitare në vend.
Autoritetet në Mal të Zi thonë se më shumë se 50 për qind e qytetarëve do të pretendojnë se flasin serbisht, çka mund të ndikojë që gjuha serbe të kthehet në shkolla dhe të përdoret zyrtarisht.
Regjistrimi i Popullsisë që nisi këtë të diel mund të rrisë tensionet dhe të rrezikojë thellimin e mëtejshëm të ndarjeve etnike.
Kombi i vogël ballkanik me pak më shumë se 600,000 banorë ka një komunitet të madh etnik serb që përbën 28 për qind të popullsisë. Por shumë frikësohen se forcat pro-ruse mund të përpiqen të shtojnë numrin e njerëzve që identifikohen si serbë.
Nikola Rakoçeviç deputet i Partisë Nacionaliste Malazeze shprehet se Vuçiç tha në televizion se regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është një nga çështjet kyçe për interesin jetik të Serbisë.
Ndarja midis serbëve etnikë dhe pjesës tjetër të popullsisë është disi e paqartë pasi disa nacionalistë malazezë janë folës serb.
Shumë analistë shprehen se regjistrimi i popullsisë është kërkuar nga partitë pro-serbe.
Mali i Zi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006. Gjatë zgjedhjeve të këtij viti një koalicion i ri i partive pro-evropiane dhe pro-serbe mori pushtetin, duke ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e shtetit ballkanik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta