Hidhet shorti për anëtarët e rinj të KED, lista e fituesve

4 Dhjetor 2023 | 14:13

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2024. Shorti përcaktoi 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit u ndoq nga Avokati i Popullit, në cilësinë e monitoruesit.

Gjatë hedhjes së shortit, ishin të ftuar përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, nga misionet që mbulojnë çështjet e drejtësisë; OPDAT-i dhe Delegacioni Europian në Tiranë.

Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Anëtarë të KED 2024

Elsa Toska

Sonila Bejtja

Sokol Ngresi

Alma Muca

Irena Brahimi

Altina Nasufi

Lazer Çardaku

Genti Xholi

Ramiz Lala

Anëtarë zëvendësues të KED

Marjana Semini

Darjel Sina

Arqilea Koça

Ilrijana Olldashi

Irma Balli

Besart Kaçkini

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026