Ndahet nga jeta gjimnasti i njohur korçar, Llazi Pula

4 Dhjetor 2023 | 21:15

Ndahet nga jeta Llazi Pula gjimnasti i cili ka bërë historinë e gjimnastikës korçare dhe asaj shqiptare. Korçari i njohur do ta fillonte sportin e gjimnastikës që kur ishte i vogël, nxënës në shkollën “7 Nëntori” dhe më pas do të bëhej pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe më vonë i “Shkëndijës” së Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.

Llazi Pula për aq sa ishte në sport ka qenë nga më të mirët e gjimnastikës, për ta lënë më pas cilësinë e këtij sporti tek i vëllai Kristaqi dhe vëllezërit binjakë Valter dhe Adriatik Meta.

Vëllezërit Llazi dhe Kristaq Pula si dhe vëllezërit Meta kanë sjellë në Korçë në vite të ndryshme kupa e medalje të shumta.

Llazi Pula për nga vështirësia e ekzekutimit për vite të tëra ka qenë mjeshtër i këtij sporti.

Përtej sportit Llazi Pula ka qenë dhe një mësues i njohur i edukimit fizik. Me humbjen e Llazi Pulës gjimnastika korçare dhe ajo shqiptare kanë humbur mjeshtrin, familja njeriun tyre të dashur, shokët mikun e tyre.

Korça ka humbur një pjesë të madhe të historisë së gjimnastikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026