Babai iu aksidentua në fabrikën e administruar prej tij, procedohet 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Kuçovë, pasi në ambientete e fabrikës të administruar prej tij, iu dëmtua në punë babai, shtetasi R. D., 50 vjeç.
Policia bën me dije se i riu u procedua për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Sakaq i ati i tij u dëmtua në këmbë por po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes, është dëmtuar në këmbë, gjatë punës në fabrikën që administronte 18-vjeçari, babai i tij, shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim i policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta