Vrasja e gazetarit disident, publikohet raporti amerikan që përfshin princin saudit në ekzekutim
Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman aprovoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.
Kështu thotë një raport i inteligjencës amerikane i publikuar të premten, pjesërisht i redaktuar për të kufizuar dëmet në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.
Khashoggi, i cili jetonte në Amerikë dhe shkruante artikuj kritikë ndaj monarkisë saudite në “Washington Post”, u vra dhe iu copëtua trupi në konsullatën saudite në Stamboll, nga një grup agjentësh të lidhur me Salman.
Nga ana e tij, Rijadi zyrtar ka mohuar çdo përfshirje të princit, që është udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite.
“Ne vlerësojmë se princi i kurorës Muhammad bin Salman aprovoi një operacion në Stamboll për kapjen ose vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”, thuhet në raportin e publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë Kombëtare të Inteligjencës.
Dokumenti bazohet tek kapacitetet vendimmarrëse të princit, përfshirjen direkte në vrasje të një prej këshilltarëve të tij, tek detajet e operacionit, si dhe tek prirjet e monarkut për të ushtruar dhunë për t’u mbyllur gojën disidentëve.
Me zbardhjen e raportit, presidenti Joe Biden ktheu mbrapsht vendimin e paraardhësit të tij Donald Trump për të mos e publikuar atë, veprim që reflekton vullnetin e ri të Shteteve të Bashkuara për të sfiduar mbretërinë lidhur me çështjen e të drejtave të njeriut të luftës në Jemen.
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026