Përndjekja prej disa muajsh e një vajze, Balla: Viktimat e dhunës duhet të mbrohen
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një shtetasi që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj me radhë.
Përmes një njoftimi, Balla thotë se viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt.
Ai thotë gjithashtu se është detyra e Policisë së Shtetit të rrisë vigjilencën dhe ta adresojë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrin masat për të parandaluar këtë fenomen.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE. Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë. Ta përndjekësh është dhunë. Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë.
Përgëzoj Policinë e Shtetit Komisariati i Policisë nr.6 Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj. Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma.
Prandaj nuk duhet më #asnjëjustifikimpërdhunënndajgrave
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta