“Rënia e euros nuk është e stisur”- Shkodra: Si po përfiton qeveria nga ky fenomen
Kreu i shoqatës së prodhuesve, Arben Shkodra, është shprehur se rënia e euros nuk është një fenomen i prodhuar artificialisht nga ana e qeverisë.
Komentet Shkodra i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se qeveria po përfiton nga rënia e euros përmes uljes së inflacionit dhe uljes së nivelit të borxhit.
Por nga ana tjetër, ai tha se shumë biznese në vend po humbasin nga ky fenomen.
“Kjo është një ngjarje e pazakontë për konteksin ku jemi, për kushtet ku është ekonomia shqiptare dhe botërore. Unë kam qenë i qartë në çdo dalje publike se jo i gjithë prodhimi vendas po vuan këtë situatë. Ka një pjesë të industrisë, që janë bimët medicinale, që po e vuajnë këtë gjë, për shkak të kushteve si ato bëjnë biznes.
Ato e kanë lëndën e parë dhe përpunimin brenda vendit. Do ta shesin jashtë dhe rënia e euros ndikon. Po ta shohësh në këndin e qeverisë, padyshim ka përfitime nga kjo ngjarje. Duhet të kesh një kontroll shumë të madh ta krijosh një ngjarje të tillë, prandaj nuk besoj se e ka bërë qeveria. Por përfiton në uljen e inflacionit, përfiton në uljen e borxhit dhe shumë aspekte të tjera”, është shprehur Shkodra.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West