“Po tentojnë të njollosin imazhin” Pacolli: Pse s’mora pjesë në varrimin e Liridonës
Kreu i AKR, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj, nga bashkëshorti Naim Murseli.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli thotë se analistë të caktuar në media po tentojnë të njollosim imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendje mediatike.
Në reagimin e tij Pacolli sqaron se nuk mori dot pjesë në varrimin e Liridonës, për shkak të angazhimeve të planifikuara prej kohësh, por thekson se në ceremoni kanë marrë pjesë familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”.
Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.
Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shkruan Pacolli në facebook.
Kujtojmë se Naim Mihasi ka qenë aktivist i AKR dhe ish-këshilltar i Pacollit, por jo bashkëpunëtor i rrethit të tij të ngushtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta