Arsenali 5 pikë para vendit të dytë. Në mbrëmje përballja, Man Utd-Chelsea

6 Dhjetor 2023 | 17:13

11 ndeshje të fituara në 15 javë kampionat, Arsenali duket se është sërish një pretendent për fitimin e titullit kampion në Angli.

Topçinjtë regjistruan një tjetër rezultat pozitiv të martën, ndërsa mposhtën Lutonin në transfertë. Edhe pse luanin ndaj një prej skuadrave me rezultatet më negative në ligë, Arsenali e pati jo të lehtë të rrëmbente fitoren.

Martinelli zhbllokoi rezultatin dhe kaloi në avantazh ARsenalin, me Osho që solli baraspeshën. Pjesa e arë do të mbyllej 1-2 për miqtë, pas golit të Gabrit Jesus.

Në fraksionin e dytë Luton përmbysi me Adebayo e Barkley, por Arsenali dërgoi shifrat në 3-3 me Havertz, ndërsa në limite Rice vulosi fitoren 3-4. Gonersat renditen të parët me 36 pikë, e pas tyre Liverpool e Manchester City.

E mërkura sjell 6 sfida të tjera në kampionatin anglez, ku më interesantja është padyshim Manchester United-Chelsea. Diferenca mes dy skuadrave në tabelë është vetëm 5 pikë, me djajtë e kuq të cilët renditen më mirë.

Londinezët cilësohen favoritë në letër për fitimin e përballjes, teksa siç dihet të dyja ekipet vuajnë nga dëmtimet, ndërsa ajo çka dihet është se i gatshëm për këtë sfidë është Armando Broja. Ndeshja e fundit në kampionat mes tyre është ajo e majit të këtij viti, aty ku djajtë fituan 4-1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026