Interpoli lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiç
Interpoli ka urdhër-arresti për organizatorin e sulmit në Banjskë, milan Radoiçiç.
Lajmi është bërë publik nga Kosovapress e cila citon burime nga brenda Interpol.
Radoiçiç u filmua nga dronët e policisë së Kosovës, brenda manastirit në Banjskës në veri të vendit, ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator. Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.
Sipas sanksioneve, Radoiçiçit dhe Vesellinoviçit u ndalohet hyrja në SHBA, prona e tyre në atë vend u konfiskohet nëse kanë, dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bëjnë biznes me persona nga lista e zezë.
Në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin shpjegohen sanksionet, thuhet se Zvonko Vesellinoviç është lider i një grupi të organizuar kriminal, se Radoiçiçi është zëvendësi i tij dhe se ata janë të përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti.
Sipas raportit, grupi kriminal është i përfshirë në kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në skemën korruptive përmenden edhe politikanët, të cilët Vesellinoviçi dyshohet se i ka ndihmuar në fushatën zgjedhore dhe në këmbim do ta “shpërblejnë me kontratat më të mira të infrastrukturës”.
Nuk specifikohet për cilët politikanë bëhet fjalë.
Krahas SHBA-së, Radoiçiçi dhe Vesellinoviçi janë nën sanksione edhe nga Britania e Madhe nga viti 2022 për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta