Spikerja e BBC i drejton gishtin e mesit kamerës

7 Dhjetor 2023 | 11:45

Një spikere e BBC-së doli në transmetim të drejtpërdrejtë me gishtin e mesit drejtuar nga kamera.

Pamjet u bënë menjëherë virale, ndërsa ajo kërkoi falje për gabimin.

“Hey njerëz! Dje para fillimit të edicionit po bëja shaka me ekipin. Ktheva gishtin si shaka dhe nuk e kuptova që kjo po kapej nga kamera. Ishte një shaka me ekipin dhe më vjen shumë keq që doli në transmetim! Nuk ishte qëllimi im që të ndodhte kjo dhe më vjen keq nëse ofendova apo mërzita dikë. Nuk po e tregoja gishtin për shikuesit dhe për askënd. Ishte një shaka pa kuptim që po e bëja me shokët e mi,” – shkroi Maryam Moshiri në rrjetin social X.

Spikeres ju deshën disa sekonda për të kuptuar që është live dhe menjëherë pas kësaj ajo ndryshoi tonin e zërit, bëri një fytyrë serioze dhe nisi të lexojë titujt kryesor.

Incidenti i sikletshëm ndodhi në orën 12 të mesditës me kohën e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.

Shikuesit që e panë këtë moment kanë hyrë në rrjetet sociale për të dhënë mendimin e tyre. Disa kanë thënë se e kanë parë momentin si joprofesional, ndërsa të tjerë e kanë menduar si qesharak.

Por kjo nuk është hera e parë që një prezantues i BBC-së kapet duke treguar gishtin e mesit. Media britanike iu desh të kërkonte falje kur meteorologu i njohur Tomasz Schafernaker bëri të njëjtin gjest të vrazhdë ndaj kamerës në vitin 2010.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026