Lobimi i PD në SHBA, Spahiu analizon shkrimin e BBC

3 Nëntor 2023 | 22:37

Analisti Kreshnik spahiu analizoi në emisionin Review në Euronews Albania shkrimin e BBC për lobimin në SHBA të PD.

Sipas tij, një gjysmë avantazh që ka Basha lidhur me këtë çështje është se Basha nuk është financuar privatisht dhe ato para i ka përdorur për partinë që i përkiste.

“Dy gjysmë avantazhe që ka Basha në këtë çështje është se Basha nuk është financuar privatisht dhe me ato para nuk ka blerë as shtëpi, as pishinë por i ka përdorur për organizatën politikë ku dje kanë qenë të gjithë ata që sot debatojnë me njëri-tjetrin, nuk është përgjegjësi individuale. Nga hetimi figuron që ka një shumë të papërfillshme që ka dalë nga arka e PD për shpenzime, pra PD është e përfshirë, dhe këto para Basha s’i ka shpenzuar për të mira personale, por janë bërë si lideri i PD. Çështje është që çështja është pushuar, nuk është marrë pafajësi. Basha nuk është bënë në akuzë të drejtpërdrejtë, s’e ka marrë të pandehur dhe ky është problemi i koklavitjes procedurale. Këto çështje, nëse ka prova të reja përbëjnë shkak të drejtpërdrejtë për revokimin dhe fillimin e çështjes penale”, tha Spahiu.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026