Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Patrick Wellner
7 Dhjetor 2023 | 13:55

Një debat mes adoleshentëve ka agravuar në përdorimin e thikës në kryeqytet këtë të enjte.

Policia bën me dije se i lënduar ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Adoleshenti ndodhet në gjendje stabël jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër autori është shoqëruar në komisariat i shoqëruar nga prindërit e tij.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026