Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit, çfarë rrezikojnë shkelësit

7 Dhjetor 2023 | 17:49

Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare , projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin.

Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve. Projektligji është miratuar me 94 vota për dhe 77 kundër.

Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane.

Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.

Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë, dhe me arsye në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.

Sipas Radio Europa e Lirë, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

Në fund të gushtit, kur Qeveria i ka propozuar ndryshimet, ka thënë se dëshiron të dërgojë sinjal te bota.

Edhe Qeveria në Stokholm ka thënë se është duke shqyrtuar projektligj të ngjashëm. Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë shfuqizuar që një kohë ligjet për blasfeminë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026