‘Ndryshon ligji për Kuranin’, ministri suedez: Kemi sinjale për akte terroriste

7 Korrik 2023 | 14:46

Suedia pritet të mos lejojë më djegien e Kuranit. Vendimi vjen pas kërcënimeve për sulme terroriste ndaj këtij shteti.

Suedia mund të ndryshojë bazën ligjore që lejon djegien e Kuranit, pas protestave në disa vendeve të botës.

Ministri i Drejtësisë së Suedisë deklaroi se qeveria e tij është e hapur për të riparë pjesën që lidhet me çështje të ndjeshme siç është respektimi i librave të shenjtë. Sipas ministrit, Gunnar Strömer autoritet kanë raportuar javën e fundit për kërcënime serioze mbi sulme terroriste. Kërcënimet vijnë edhe për shkak të lejimit të djegies së librit të shenjtë dhe këto zhvillime kanë detyruar qeverinë të rishikojnë ligjin

Në muajin qershor, një qytetar iranian me shtetësi suedeze dogji në oborrin e një xhamie një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve.

Reagimi i komunitetit mysliman në gjithë botën ishte i menjëhershëm. Në Iran, Irak, Turqi dhe vende të tjera, pati protesta masive kundër këtij akti. Në Irak, qytetarët sulmuan ambasadën suedeze duke e cilësuar djegien e Kuranit si një akt provokues dhe fyerje ndaj besimtarëve myslimanë.

Maroku thirri ambasadorin suedez dhe dorëzoi notë proteste, ndërsa në Turqi presidenti Erdogan e përdori ngjarjen si një arsye për të kundërshtuar edhe më tepër anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Për më tepër ndiqni kanalin e ri të You Tube të Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026