Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën, takim me Albin Kurtin

1 Mars 2021 | 06:45

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën ku do të takohet me drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës.

Lajçak do te takohet dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili pritet të mandatohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.  Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet me Lajçakun.

Gjatë kësaj javë Lajçak përveçse në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndonëse për Albin Kurtin dialogu-Kosove-Serbi nuk konsiderohet ndër prioritet e punës së tij, SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje qeverisë së re që do të kryesohet nga Kurti ta ketë në fokus dialogun për përmbylljen e bisedimeve.

Ky është dhe qëllimi i vizitës së përfaqësuesit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak në takimet që do të zhvillojë në Kosovës dhe më pas në Serbi për nxitjen e dialogut mes dy vendeve.

Përmbyllja e marrëveshjes do t’u mundësonte si Kosovës ashtu dhe Serbisë ecjen përpara në proceset integruese.

Lexoni gjithashtu:

Mospërmendja e marrëveshjes së Uashingtonit nga Joe Biden analizohet si distancim prej saj

Javën tjetër Miroslav Lajçak në Kosovë, Arben Hajrullahu: Vizitë për të ndrequr gafën me hartën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026